Marrëveshja bërthamore në Kongres

20.07.2015 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Marrëveshja bërthamore në Kongres

Administrata e Presidentit Obama dërgon marrëveshjen bërthamore me Iranin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për shqyrtim.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka dërguar marrëveshjen bërthamore me Iranin, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për shqyrtim.
Kjo marrëveshje ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, është nënshkruar në Vjenë më 14 korrik, pas negociatave intensive aktuale.
Tash Kongresi amerikan i ka 60 ditë për shqyrtimin e tekstit, ndërsa dita e parë fillon më 20 korrik.
Njëri nga kundërshtarët këmbëngulës të kësaj marrëveshjeje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nga Kongresi amerikan që ta refuzojë marrëveshjen.
Duke folur në televizionin amerikan CBS, Netanyahu tha se “ka shumë gjëra që të bëhen për ta ndalur agresionin iranian, por kjo marrëveshje nuk është njëra nga ato”.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, duke folur në rrjetin televiziv, CNN, tha se “nëse Kongresi e vranë këtë marrëveshje”, atëherë procesi i negociatave me Iranin do të përfundojë.
Sipas tij, “shqetësim real” në shtetet e Gjirit dhe në Lindjen e Mesme, do të duhej të kishte, sikur të mos ekzistonte marrëveshja.
“Shqetësim real i rajonit do të ishte nëse nuk keni marrëveshje. Nëse Kongresi nuk e kalon atë, nëse Kongresi do ta vrante këtë, ne nuk kemi inspeksione, ne nuk kemi sanksione, ne nuk kemi aftësi të bëjmë negociata, pasi, ju siguroj, lidei suprem iranian, Ajatoll Khamenei, kurrë nuk do të ulet në tavolinën e negociatave. Nëse Shtetet e Bashkuara njëanshëm dhe arbitrartisht e vret këtë, atëherë ju nuk do të keni negociata të tjera, dhe ata do të jenë të lirë për t’i bërë gjërat, të cilat kjo marrëveshje i parandalon”, tha John Kerry.
Lideri suprem iranian, Ali Khamenei, javën e kaluar në një ceremoni në kryeqytetin Teheran, me rastin e festës së Bajramit, tha se “edhe pas kësaj marrëveshjeje, politika jonë kundër Shteteve të Bashkuara arrogante, nuk do të ndryshojë”.
“Amerikanët thonë se ata e kanë ndalur Iranin nga krjimi i armatimit bërthamor. Ata e dinë se kjo nuk është e vërtetë. Ne e kemi fatvën, me të cilën armatimet bërthamore shpallen se janë të ndaluara nga aspekti religjioz në ligjin islamik. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me bisedimet bërthamore”, tha Ali Khamenei.
Ai është shprehur se nëse do të ketë luftë atëherë ajo që do të pësojë është Amerika.
“Natyrisht, ne nuk e mirëpresim asnjë luftë, nuk e fillojmë asnjë luftë, por nëse do të ketë luftë këtu, ai që do të largohet nga beteja kokëulur, është pushtuesi dhe amerika kriminale”, tha Ajatollah Khamenei.
Senatori ameirkan, Tom Cotton, nga Partia Republikane, duke e kundërshtuar marrëveshjen, ka theksuar se “Irani është sponzorizues i terrorit”.
“Irani është sponzorizues i terrorit, regjim i paligjshëm anti-amerikan. Ata kanë gjak të qindra ushtarëve dhe marinsave amerikanë në duart e tyre. Ne nuk duhet ta forcojmë një regjim të këtillë që të jetë lojtar i suksesshëm rajonal. Ne duhet t’i kundërshtojmë ata në secilën mënyrë”, tha senatori Tom Cotton, në rrjetin televiziv, NBC.
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se marrëveshja e largon Iranin nga prodhimi i bombës atomike.
“Kjo marrëveshje aktualisht e shtyn Iranin më larg nga bomba. Atje ekziston ndalesa e vazhdueshme që Irani ndonjëherë të ketë armatim bërthamor”, tha Barack Obama, në një video deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, më 18 korrik.
“Nëse Irani e shkel këtë marrëveshje, sanksionet, që ne i kemi imponuar e të cilat kanë ndihmuar në dëmtimin e ekonomisë iraniane, pra sanksionet që kanë ndihmuar që kjo marrëveshje të jetë e mundshme, do të ktheheshin me të shpejtë”, tha Barack Obama.
Obama është shprehur edhe për rrezikun që kanoset nga Irani.
“A i zgjidh kjo marrëveshje të gjitha kërcënimet që paraqit Irani te fqinjët e vet dhe për botën? Jo. A bënë marrëveshja më tepër se çdokush më parë për të pasur siguri se Irani nuk prodhon armatim atomik? Po”, tha Barack Obama.
Ai ka theksuar edhe sigurinë për Shtetet e Bashkuara dhe veprimet që mund t’i ndërmerr.
“I mirëpres të gjitha shqyrtimet. Nuk u frikësohem pyetjeve. Si komandant suprem nuk bëjë apologji për ta mbajtur vendin e sigurt, nëpërmjet punës së madhe diplomatike e deri në hyrjen me lehtësi në luftë”, tha Barack Obama.
Ai ka vlerësuar se marrëveshja paraqet “mundësi historike”.
“Para nesh e kemi një mundësi historike për të pasur një botë më të sigurt për fëmijët tanë. Ndoshta nuk do të mund të ketë rast të tillë përsëri gjatë jetës sonë. Për këtë arsye, ne do ta shfrytëzojmë atë sot, dhe ta mbajmë Amerikën një fener të shpresës, lirisë dhe udhëheqjes së gjeneratave që vijnë”, tha Barack Obama.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë