Muzika ka vdekur?

15.07.2015 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Muzika ka vdekur?

Sinead O’Connor, një prej emrave më të famshëm të muzikës kryesisht gjatë viteve 80 – 90, por jo vetëm, deklaron se zyrtarisht, muzika ka vdekur.

Duke iu referuar zgjedhjes së revistës “Rolling Stone”, për të shfaqur në kopertinë Kim Kardashian, artistja 48 -vjeçare ka akuzuar drejtpërdrejtë revistën, si përgjegjëse për fundin e muzikës.

Me anë të një postimi në Facebook, këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” shprehu hapur zhgënjimin e saj, ndërsa nuk kurseu as fyerjet për Kim Kardashian.

“Çfarë bën kjo në kopertinën e Rolling Stone? Zyrtarisht, muzika ka vdekur. Kush do ta kishte menduar se do të ishte “Rolling Stone” që do ta vriste? Simon Cowell dhe Louis Walsh (krijuesit e X Factor) nuk do të jenë më fajtorët e vetëm. Bob Dylan mesiguri ndihet i tmerruar”, kështu deklaroi artistja irlandeze, ndërsa bashkangjitur kishte vendosur edhe kopertinën e “Rolling Stone” ku shfaqej Kim.

Unknown

Kjo nuk është hera e parë që Sinead O’Connor flet hapur dhe sulmon disa prej emrave më në zë të momentit.

Në 2013 – ën ajo akuzoi Simon Cowell dhe X Factor për shkatërrim të industrisë së muzikës.

Ndërsa në dy raste të tjera, në 2013 dhe në 2014 – ën, O’Connor ka kritikuar ashpër bëmat e Miley Cyrus.

E themeluar në Nëntor të vitit 1967, në fokusin e revistës amerikane “Rolling Stone” qëndronte kultura popullore. Në kopertinat e saj kanë dalë disa prej emrave më të mëdhenj të të gjitha kohërave si, John Lennon, Jim Morrison, The Beatles, Jimi Hendrix, Janis Joplin etj.

Megjithatë, vitet e fundit kjo revistë e ka ndryshuar disi fokusin, duke pasqyruar tendencat e kohës. /tvklan.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

FBI po heton aktorin Brad Pitt

FBI po heton aktorin Brad Pitt

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)