Këngëtarja Dhurata Ahmetaj së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.
“Bone pa mu” titullohet kënga që Dhurata do ta sjellë të realizuar me videoklip nga produksioni “Imagine”, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve të para të publikuara, këngëtarja do të vijë e mahnitshme në videoklipin e saj të ri, i cili do të publikohet së shpejti.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë lavdëruar Dhuratën për look-un, duke e krahasuar me divën Jennifer Lopez,e cila njihet si njëra ndër femrat më të bukura në botë.