Një 25-vjeçar, i cili përdhunonte të dashurën e tij gjatë kohës që ishte në gjumë, e kishte bindur veten se ky nuk ishte një krim për shkak se ajo flinte.
Norvegjezi Magnus Meyer Hustveit ka dalë përpara një gjykate në Irlandë, ku ka marrë një dënim të pezulluar prej shtatë vitesh burg.
Ai e kishte përdhunuar të dashurën e tij për një vit rresht.
Edhe gjykatësi i çështjes tha se ishte një rast i pazakontë.
Çifti kishte nisur të jetonte bashkë në dhjetor të vitit 2011.
Por vetëm në vitin 2012 ajo e kuptoi se çfarë po ndodhte, kur u zgjua dhe e gjeti veten të lagur me spermë.
Më vonë ai e pranoi se e kishte përdhunuar shumë herë në gjumë.