Kjo asht ministrja holandeze që don me i kalue pushimet në Shqipni

E publikuar: 10/07/2015 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji gazetë e përditshme hollandeze ka zgjedhë me ironizue Shqipninë si destinacion turistik.

Gazeta ‘Algemeen Dagblad’ ka pasqyrue se ku kanë me i kalue pushimet të gjithë ministrat hollandezë, të cilët janë të detyruem me i ndërpre ato nëse ka me pasë zhvillime urgjente sa i takon situatës në Greqi.

Edith Schippers, ministrja për Shëndetësinë, Mirëqenien dhe Sportin don me i kalue pushimet në Shqipni. Por përzgjedhja e Shqipnisë nga Schippers, asht pasqyrue me ironi në shtypin hollandez, – shkruen Lapsi.al. Ministrja asht portretizue në kufinin me Greqinë, dtu’ ecë me nji karrocw me gomar; gjithnji nëse situata në Greqi ka me u përshkallëzue.