Spiegel: Kush e rrezikon demokracinë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni…?

09.07.2015 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Spiegel: Kush e rrezikon demokracinë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni…?

Ballkani është i zhytur në varfëri, nga mungesa të perspektivës dhe shtypjes…

Kush kritikon qeverinë në Maqedoni, jeton me rrezikun. Në 13 maj shpërtheu në flakë makina e një gazetari. Nëntë ditë më vonë dy persona të panjohur goditën me shufra hekuri kolegët e tij. Në 20 qershor, disa persona të panjohur hynë në redaksinë e lajmeve të portalit opozitar “Plus info” dhe morën të gjithë kompjuterët dhe kamerat. Këto janë vetëm tri raste nga dhjetëra të ngjashëm në muajt e fundit.

Maqedonia ishte për një kohë të gjatë vendi model politik në Ballkan, për mënyrën se si shpalli pavarësinë nga Jugosllavia pa derdhje gjaku. Vendi ishte nga të parët që mund të siguronte anëtarësim në BE, por çështja e emrit me Greqinë e bllokoi procesin. Me ardhjen në pushtet të Nikolla Gruevskit në vitin 2006, vendi pësoi një ndryshim gradual. Ai e shndërroi vendin në një shtet autoritar me struktura mafioze.

Publicisti Saso Ordanoski e sheh përgjegjëse edhe BE-në: “Qeveria ka mashtruar në vazhdimësi me interes të bashkimit, ndërsa në realitet pushteti dhe burimet në Maqedoni janë shpërndarë gjerësisht në favor të tyre”.

E njëjta vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit, si Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Edhe pse asnjë vend nuk ka prirje antidemokratike sa në vitet e fundit në Maqedoni, tendencat autoritare janë bërë gjithmonë edhe më të forta kudo, thotë analisti politik nga Bosnja, Vedran Xhihiq. “Qarqet e fuqishme të elitave politike dhe ekonomike kanë fuqinë, gjyqësori është nën kërcënim, mediat janë gjithnjë të kontrolluara”, shton ai.

Ky ishte konteksti në të cilin Angela Merkel të mërkurën dhe të enjten udhëtoi në tri kryeqytete të rajonit, duke vizituar Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën.

“I ashtuquajturi ‘Procesi i Berlinit’, që filloi me një konferencë ballkanike në kryeqytetin gjerman vitin e kaluar, ka për qëllim më shumë demokratizimin dhe kontribuimin në ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Çfarë ka pas saj?”, pyet analisti politik Xhihic. “BE ka bërë shumë kompromise me elitat politike në Ballkanin Perëndimor dhe shpesh të komprometuar në atë mënyrë që ka dëmtuar përfundimisht edhe vlerat e demokracisë …”!

Kjo në asnjë vend nuk u demonstrua më qartë se në Bosnje Herzegovinë. Një e treta e popullsisë është e papunë. Vitin e kaluar nisi një protestë qytetare kundër linjave etnike dhe kundër situatës katastrofike shoqërore dhe elitave të korruptuara. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendet e tjera të rajonit. Kudo të dhënat e papunësisë tregojnë një shkallë nga 20-40 për qind. Shumë njerëz emigruan nga mungesa e prospektives, ndërsa ata që mbetën në shtëpi shpesh varen nga të afërmit që punojnë jashtë.

Nëse kjo situatë e mjerueshme sociale dhe ekonomike, për një kohë çon në revolta civile, si në Bosnjë apo si shfryrja e masave në muajt e parë të vitit në Kosovë.

Angela Merkel do të tregojë me vizitën e saj në rajon se ata nuk janë të harruar dhe se portat e BE-së janë të hapura për vazhdimësinë. Ajo la të kuptohej se kushtet janë të tilla dhe se elitat përkatëse duhet të tregojnë vullnet më të madh politik për të reformuar dhe në bashkëpunim rajonal të bëjnë më shumë për pajtimin mes tyre.

Shefja e “Qendrës për studime euro-atlantike” më qendër në Beograd, Jelena Miliq, shpreson se në çdo rast Gjermania do “të marrë iniciativën”, sepse BE për një kohë të gjatë “nuk ka bërë gjë”. Ajo kërkon një “Plan Marshall” për Ballkanin dhe në të njëjtën kohë me mundësi më rajonale. /Lapsi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë