Si ndikon mungesa e vitaminës D në organizëm

04.07.2015 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Si ndikon mungesa e vitaminës D në organizëm

Niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur ngushtë me një rrezik në rritje të shfaqjes së një varg problemesh shëndetësore. Përveç kësaj, nëse vuani nga sëmundjet e rënda, si kanceri i gjirit ose kanceri i prostatës, probabiliteti i mbijetesës mund të jetë dukshëm më i ulët në qoftë se nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të vitaminës D.

Shumica e njerëzve në ditë duhet të konsumojnë rreth 2.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D ashtu që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Mungesa e vitaminës D mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj dhe ta shkurtojë jetëgjatësinë.

Rreziku i rritur nga depresioni.– Personat me nivel të ulët të vitaminës D në gjak kanë dy herë rrezik më të madh të shfaqjes së depresionit. Vitamina e rregullon funksionimin e hipokampusit dhe pjesëve të tjera të trurit që janë të përfshira në menaxhimin e gjendjes shpirtërore. Pikërisht për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojnë në aftësinë e këtyre pjesëve të trurit.

Gjasa të reduktuara të një shërimi të suksesshëm nga kanceri.– Pacientët me kancer, të cilët e kanë një nivel paksa të rritur të vitaminës D kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, në krahasim me ata që kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Vitamina D është treguar më efektive në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Personat që vuajnë nga kanceri i gjirit ose apendiksit kanë madje dy herë më shumë rrezik të trajtimit të pasuksesshëm.

Rreziku i rritur nga kanceri i prostatës. – Rreziku i shfaqjes së një forme agresive të kancerit të prostatës është madje 4-5 herë më i lartë tek meshkujt, të cilët në trup kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Shkencëtarët ende nuk e dinë se cila është arsyeja e saktë, por janë të sigurt se definitivisht ekziston lidhja.

Rreziku i rritur nga dementia dhe Alzheimeri. – Të rriturit, të cilët nuk marrin sa duhet vitaminë D, kanë rrezik 53% më të lartë të shfaqjes së dementisë. Mungesa e vitaminës D shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer. Nevojiten hulumtime të mëtejshme ashtu që shkencëtarët ta kuptojnë më mirë lidhjen.

Rreziku i rritur nga artriti psoriatik. – Rreth 30% e personave që vuajnë nga artriti psoriatik nuk e marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Artriti psoriatik është një gjendje në të cilën sistemi imunitar i sulmon nyjat dhe shkakton dhimbje dhe inflamacion. Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D mund ta shkaktojnë formimin e gjendjeve inflamatore.

Rreziku i rritur nga sëmundjet e zemrës. – Personat me mungesë të vitaminës D kanë rrezik madje 32% më të lartë nga sëmundjet e arterieve koronare. Ata gjithashtu e kanë një rrezik 20% më të lartë të zhvillimit të formave të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare. Vitamina D mund ta përmirësojë funksionin imunitar dhe ta reduktojë inflamimin në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë ndihmon në reduktimin e rrezikut të problemeve të zemrës.

Rreziku i rritur nga pneumonia. – Rreziku nga pneumonia është madje 2,5 herë më i lartë tek personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D, transmeton Koha.net. Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D e dobëson sistemin imunitar, gjë që e rrit rrezikun e sëmundjeve të sistemit respirativ.

Rreziku i rritur nga skizofrenia. – Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D e kanë një rrezik dy herë më të madh të zhvillimit të skizofrenisë. Megjithatë, duhet kryer hulumtime shtesë për ta kuptuar më mirë lidhjen në mes të marrjes së vitaminës D dhe zhvillimit të skizofrenisë./kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)