Aknet e të rriturve: Shkaqet dhe trajtimet

03.07.2015 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aknet e të rriturve: Shkaqet dhe trajtimet

Aknet janë një gjendje që prekin shumë njerëz në botë, por për shumicën janë një kujtim i zymtë i adoleshencës. Në realitet, aknet janë një kusht që përjetohen edhe nga shumë të rritur.

Aknet mund të shfaqen në çdo kohë të jetës. Në adoleshencë fajtori kryesor është efekti i testosteronit në lëkurë, por ndërsa ne rritemi lista e shkaqeve nga aknet mund të rritet.

Lëkura jonë përmban miliona gjëndra të qimeve dhe aknet shfaqen kur këto bllokohen. Gjëndrat dhjamore brenda gjëndrave të qimeve lirojnë një substancë e cila quhet ‘sebum’ dhe që është përgjegjëse për shkaktimin e lagështisë, yndyrës dhe një pengese të ujit për të hyrë në lëkurë.

Nëse keni akne, atëherë ju keni një prodhim të tepërt të këtij sebumi i cili përzihet me qelizat e lëkurës. Kjo ofron një mundësi perfekte që bakteret të lulëzojnë, duke rezultuar në inflamacion kryesor të puçrrave.

Shkaqet

Disa pacientë të cilët kanë akne në moshë të rritur, e kanë përjetuar këtë kusht edhe në vitet e tyre të rinisë. Për të tjerët mund të jetë hera e parë gjatë moshës madhore. Aknet kanë një bazë të fortë trashëgimore, me një nga studimet më të mëdha që sugjeron se 80% e rasteve me akne kanë një komponent gjenetik, transmeton Lajmi.net.

Për fat të keq për gratë, shkaktari kryesor i akneve gjatë moshës madhore janë hormonet. Luhatjet gjatë ciklit menstrual, shtatzënia dhe menopauza gjithashtu kanë lidhje me aknet. Gratë të cilat vuajnë nga sindromi ovarian policistik (PCOS) janë më të prira për të pasur akne në fytyrë, për shkak që ato kanë nivele të larta të testosteronit, i cili rritë prodhimin e sebumit dhe është përgjegjës për bllokimin e gjëndrave të qimeve.

Trajtimet

Ka shumë trajtime të cilat luftojnë aknet dhe ato përfshijnë ilaçe farmaceutike dhe receta me përgatitje të fortë. Pacientët shpesh inkurajohen që të fillojnë me trajtime në formën e xhelit, kremit ose pastruesve të lëkurës. Trajtimet e linjës së parë për aknet janë ilaçet e quajtura ‘retinoid’ apo ‘benzoyl peroxide’, të cilat ndihmojnë shumë.

Nëse trajtimet me këto dështojnë për të përmirësuar simptomat, antibiotikët mund të konsiderohen si trajtim. Për fat të keq, një përqindje e vogël e pacientëve nuk do t’u përgjigjen këtyre trajtimeve, ku në këtë rast mjeku do t’u rekomandojë që të vizitoni një dermatolog për trajtim të specializuar.

Aspekti më i rëndësishëm i trajtimit është që të kuptoni se ai nuk e zgjidhë problemin brenda natës dhe duhet të vazhdohet për të paktën gjashtë deri në tetë javë para se të shihen përmirësimet, transmeton Lajmi.net.

Disa antibiotikë mund të marrin muaj për të shfaqur efekte. Përderisa mjekësia po përparon, opsionet e trajtimeve dhe kombinimeve janë duke u përmirësuar gjithashtu. Me të gjitha opsionet në dispozicion, ju mund të shpëtoni përfundimisht nga aknet nëse bëni trajtimin e duhur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)