Shkëndija, barazim me zemër me Aberdeen

03.07.2015 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shkëndija, barazim me zemër me Aberdeen

Emocione Kuq e Zi në stadiumin Filipi i Dytë i Maqedonisë për Shkëndijën e Tetovës që barazoi 1-1 me Aberdeen në një ndeshje plot ritëm intensitet dhe të luajtur mjaft mirë nga skuadra e Shpëtim Duros. Atmosferë fantastike nga tifozët shqiptarë që ngjyrosën kuq e zi mbrëmjen e Shkupit.

Aberdeen është një kundërshtar për tu respektuar dhe kjo u kuptua menjëherë me Skocezët që u shfaqën që në fillim të rrezikshëm me Considine që vuri që në minutën e 4 portierin Jovankvski, ndërsa në minutën e 15 ishte Taylor që gaboi shënjestrën. Reagimi i Shkëndijës erdhi në minutën e 30 me portierin e skocezëve Ward që neutralizoi tentativën e Vickto Juffo. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe lojë të bukur të skuadrës Tetovare që rriti intenstitnetin në të dytën, Shkëndija pati një rast vërtet të mirë në të 62 me Ibraimin që nuk arriti të gjente katërkëndëshin e portës. Kuqezinjtë vunë seriozisht në vështirësi nënkampionët e Skocisë në të 74 kur në një goditje nga distanca Ferhat Hasani nuk arriti të godasë para portierit por ktheu nga fundorja topin për Stenio Juniors që pësoi një ndërhyrje në dukej të parregullt por për arbitrin loja duhej të vazhdonte për dëshpërimin e Shpëtim Duros. Shkëndija u ndëshkua në momentin e saj më të mirë, në minutën e 79 kur McGinn përfitoi nga mungesa e vëmendjes në mbrotje duke goditur në ecje nga qendra e zonës në një krosim nga e djathta. 1-0 për Aberdeen. Në minutën e 84 Duro nxorri nga fusha Xhelilin, për të futur Kirovskin dhe ishte një lëvizje fitimtare e ish trajnerit të Partizanit.

Vetëm pak sekonda pasi u fut në fushë Kirovski shënoi një gol fantastik me kokë për të kaluar në eufori tifozët shqiptarë në stadiumin e Shkupit. Barazim 1-1 dhe minutat e mbetura ishin të gjithë vuajtje për Aberdeen që gjithsesi rezistoi pa pësuar përballë presionit të jashtëzakonshëm të shkëndijës dhe në fund gjithshka u mbyll në barazim 1-1, por dhe duartrokitjet e merituara për Shkëndijën që përtej rezultatit dhuroi një ndeshje vërtet fantastike .

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)