Archos 50d Helium: ekran 5 inç, Android 5.1 Lollipop, LTE…për 129 dollarë

E publikuar: 03/07/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Archos prezantoi sot një pajisje të re Android që fuqizohet nga procesori Qualcomm dhe quhet 50d Helium. Kompania franceze Archos njihet për krijimin e telefonave inteligjentë me veçori të mira dhe çmim të lirë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për telefonin inteligjent 50d Helium, i cili do të shitet për 129 dollarë.

3

Archos 50d Helium ofron mbështetje për lidhjen LTE dhe dy vende për karta SIM. Ai përmban ekran 5 inç IPS me rezolucion 720 x 1280 pikselë. Pajisja ka kamerë ballore 5 megapikselë për të shkrepur selfie, dhe kamerë të pasme 13 megapikselë me blicin LED. Veçori të tjera të tij janë edhe procesori Snapdragon 410 me katër bërthama, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, karta microSD dhe bateri me kapacitet 2100 mAh. Telefoni operon me sistemin Android 5.1 Lollipop.

2

Telefoni do të hidhet në treg muajin e ardhshëm. Mendoni që ia vlen të blini një telefon të tillë për 129 dollarë?

1