Snapchat ka bërë disa ndryshme bukur të mëdha në aplikacion, duke përfshirë një veçori të re të quajtur ‘Tap to View’, që do të thotë se përdoruesit më nuk kanë nevojë të mbajnë gishtin në ekran për të parë një foto apo video-mesazh.
Kjo metodë ‘liron’ dorën e shikuesit për të kryer një numër gjërash të tjera ndërsa ata shikojnë çfarëdo që u dërgohet atyre, dhe e bënë aplikacionin më shumë efikas për përdoruesit e rregullt të cilët dëshirojnë të angazhohen edhe në gjëra të tjera.
“Sot po shënojmë një ndryshim të madh për Snapchat, thjeshtë ‘trokitni lehtë’ për të sikuar! Nuk ka më lodhje përderisa shikoni qindra storje në Snapchat,” tha kompania në një postim, transmeton Lajmi.net.
Kompania ka shtuar gjithashtu një mundësi të re për të shtuar shokë, duke përfshirë një veçori të quajtur ‘Add Nearby’, që do të përdorë gjeolokacionin kështu që shokët të mund të shtohen lehtë në aplikacion.
Një tjetër veçori është përditësimi i Snapcode, i cili tani ju lejon të shtoni një selfie në qendrën tuaj të Snapcode, kështu që të bëhet më e lehtë për miqtë tuaj të ju njohin kur i shtoni ata në aplikacion.