Janë konfirmuar 96 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.
“ Sot më 27 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive. ”, thuhet në njoftim.