Lajmet

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

05.05.2026 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026, raporton Ekonomia Online.

Sipas vendimit, në 38 komuna do të jenë gjithsej 949 qendra votimi.

Prej tyre, 911 do të shërbejnë për votim të rregullt, ndërsa 38, nga një për secilën komunë, do të përdoren vetëm për votim me kusht.

Po ashtu, KQZ miratoi edhe listën e 38 Qendrave Komunale të Numërimit, ku do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike pas ditës së zgjedhjeve.

Në të njëjtën mbledhje u prezantua edhe raporti i Listës Preliminare të Votuesve, sipas të cilit numri i përgjithshëm i votuesve është 2,092,202, që është për 15,912 më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Numri i votuesve që do të votojnë për herë të parë është 22,131. Prej tyre, 16,933 kanë arritur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa 5,198 janë regjistruar për herë të parë ose kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës. Nga votuesit e rinj, 51.70 për qind janë meshkuj dhe 48.30 për qind femra.

Ndërkaq, nga lista janë larguar gjithsej 6,219 votues, prej të cilëve 5,826 si persona të vdekur dhe 393 për shkak të humbjes së shtetësisë. Po ashtu, në listën votuese nuk janë përfshirë edhe 6,797 persona të identifikuar si të vdekur përmes verifikimeve të institucioneve përkatëse gjatë vitit 2025.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente