Isufi: S’ka kuptim vonesa e publikimit te listave!

E publikuar: 23/06/2015 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, aktualisht nenkryetar i Aleancës për Ardhmeninë e Kosovës, Ahmet Isufi e ka kritiku Komisionin për verifikimin e kategorive të dala prej lufte te UÇK’s për vonesën në shqyrtimin e ankesave për veteranët dhe mospublikimin e listave.

Ai e ka ftue Qeverinë e Kosovës dhe ketë komision që sa ma shpejt me permbyll ketë proces dhe me i ba publike listat përfundimtare të veteranëve të luftës së UÇK’s.

Isufi për ‘Epokën e re’ tha se nuk duhet lejue që veteranët me sakrifikue edhe ma tutje për të drejtat e tyne, tue i detyrue me protestue.