Gjermani mbështet fuqishëm Kosovën si shtet të pavarur

20.06.2015 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjermani mbështet fuqishëm Kosovën si shtet të pavarur

“Gjermani mbështet fuqishëm Kosovën si shtet të pavarur. Dëshirojmë që edhe shtetet tjera të bëjnë të njëjtën gjë si ne”.

Kështu ka thënë i dërguari special i Kancelares Merkel, Ernst Reichel në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, pjesë të së cilës sjellë RTK.

Merkel, ka thënë Reichel, nuk sjell dhurata për Serbinë në vizitën e planifikuar në Beograd, kurse Gjermania pret nga Serbia zbatimin e plotë të marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore Serbi – Kosovë.

*Çfarë prisni nga vizita e Kancelares Angele Merkel në Serbi dhe vendet tjera të rajonit?

Ernst Reichel: Vizita e kancelares Merkel është një demonstrim i përkushtimit tonë për të ardhmen evropiane të të gjithë përfshirë edhe Serbinë. Konsiderojmë se jemi partner dhe miq të afërt të Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Vizita organizohet për të theksuar këtë mesazh dhe për të treguar se jemi në anën e njëjtë.

* Zakonisht ka pritje të mëdha në prag të vizitave të tilla të zyrtarëve të lartë me ndikim. Kësaj radhe pritja është nëse BE së shpejti do të hapë kapitullin për bisedime për anëtarësimin e Serbisë ne BE. A kemi arsye të shpresojmë në lajme të mëdha?

Ernst Reichel: Edhe ne kemi pritje të mëdha nga Serbia – ajo lidhur me dialogun politik me Kosovën. Shpresojmë që së shpejti do të jemi në gjendje të themi se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore nga prilli i vitit 2013, është zbatuar plotësisht dhe se pengesat kryesore në rrugë janë hequr. Shpresojmë shumë që pastaj BE këtë vit të jetë në situatë të fillojë hapjen e kapitujve me Serbinë.

*Një sukses i mundshëm i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, a do të kishte rritur gjasat për këtë?

Ernst Reichel: Sigurisht kjo rrit shanset. Ne jemi në pritje të zbatimit të plotë të marrëveshjes. Marrëveshja obligon palët dhe është e natyrshme që ajo të zbatohet plotësisht. Këto janë pritjet tona para se të fillohet me hapjen e kapitujve. Mendoj se takimi i radhës në Bruksel nuk do të sjell aq shumë rezultate sa marrëveshja të zbatohet e plotë dhe menjëherë në të gjitha pjesët e saj. Implementimi nuk është vetëm marrëveshje me gojë, por edhe zbatim dhe punë praktike në terren. Nuk mendoj se duhet të keni pritje të tepruara nga vizita e Kancelares Merkel. Nuk është qëllimi i këtyre vizitave të sjellin dhurata të mëdha. Po përsëris: edhe ne i kemi pritjet tona nga Serbia dhe shpresojmë se ato do të plotësohen.

*Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është ankuar se ka kushte shtesë për hapjen e kapitujve. Ne këtë kuadër ka përmendur 11 pikat e Bundestagut. Kush vendos për hapjen e kapitujve me Serbinë: BE apo Bundestagu? Në Serbi dominon besimi se kjo varet nga Gjermania.

Ernst Reichel: Mendoj se ka një konfuzitet të madh për atë se çfarë kërkon Be dhe çfarë Gjermania. Ju them se nuk ka dallime mes pritjeve të BE-së dhe Gjermanisë. Njëmbëdhjetë pikat nuk janë pikat gjermane. Ato nuk janë në rezolutën e Bundestagut. Këtu mendoj se duhet ti kthehemi esencës që është zbatimi i Marrëveshjes nga prilli i viti 2013 për normalizimin e marrëdhënieve dhe aty të kapet orientimi, jo në interpretimin dhe listime, por në çështjet aktuale të cilat janë mirë të njohura. Ju siguroj se nuk ka kushte të reja. Janë vetëm ato kushte që gjithmonë kanë qenë në tavolinë e Brukselit, dhe të gjithë e dinë se për cilat tema bëhet fjalë.

*Ish euro-deputetja gjermane Doris Pak thotë se shumica e vendeve të BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të ushtrojnë më shumë presion tek pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, të ndryshojnë mendimin e tyre. A mendoni se këto pesë vende duhet ta njohin Kosovën dhe që Gjermani duhet të ndikojë tek ato, apo ti inkurajojë në këtë kuptim?

Ernst Reichel: Ju e dini që pozicioni ynë është i fuqishëm për sa i përket pavarësisë së Kosovës. Ne mbështesim fuqishëm Kosovën si shtet i pavarur. Dëshirojmë që edhe shtetet tjera të bëjnë të njëjtën gjë si ne. Prandaj, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me pesë vendet e Be-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe i inkurajojmë ato të kenë qëndrimin e njëjtë si ne – të njohin pavarësinë e Kosovës.

*Nuk mendoni se kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Serbisë?

Ernst Reichel: Siç thash ky është qëndrim i kahmotshëm yni. Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk kemi vërejtur ndonjë plasje në marrëdhëniet me Serbinë, të cilat i vlerësojmë mjaft të mira

*Raundi i fundit i bisedimeve për Maqedoninë në Bruksel ka dështuar. A parashikoni destabilizim të kësaj pjesë të rajonit, apo mendoni se sulmi në Kumanovë ka qenë një rast i izoluar ashtu siç ka deklaruar BE-ja?

Ernst Reichel: Nuk mund të spekuloj dhe parashikoj, por mund të them se jemi shumë të brengosur për situatën në Maqedoni – Sipas analizave tona, vështirësia kryesore është kriza politike dhe institucionale që ka përfshirë këtë vend pas publikimit të audio-përgjimeve. Ato vërtetojnë se ekziston mungese fundamentale e funksionimit të institucioneve të pavarura dhe procesit zgjedhor në Maqedoni. Dëshirojmë të shohim një fazë tranzicioni, e cila do të përmbyllej me zgjedhjet të lira dhe të ndershme që përsëri do të vendosnin besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Na vjen keq që bisedimet e fundit dështuan, por shpresojmë që së shpejti ato do të vazhdojnë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në