Jack Davis, 9-vjeçari nga Neë Jersey i SHBA-ve ka kryer një aplikim pas një njoftimi për pune si “punonjës për ruajtjen e planetit” në Agjencinë Amerikane të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA).
“I kam ndjekur pothuajse të gjitha filmat me alienë dhe superheronjtë”, ka thënë Davis në letrën e tij drejtuar NASA-s.
“Emri im është Jack Davis dhe dëshiroj të aplikoj për pozicionin e punonjësit të ruajtjes së planetit. Unë mund jam në moshën 9-vjeçare, por mendoj se jam i përshtatshëm për këtë punë. Një nga arsyet e kësaj është se motra më thërret “alien”, thuhet më tutje.
Letra e vogëlushit bëri bujë në rrjetet sociale dhe më pas erdhi edhe përgjigjia nga NASA ku thuhej:
“Ne gjithmonë kërkojmë shkencëtarë dhe inxhinierë të ardhshëm të shkëlqyeshëm për të na ndihmuar, prandaj shpresoj që do të studioni shumë dhe të jeni të suksesshëm në shkollë. Ne shpresojmë që në të ardhmen të të shohim këtu në NASA një ditë”. /klankosova