Në mes të krizës së refugjatëve në botë, shtetet më të mëdha janë ballafaquar me ardhje të shumta të refugjatëve nëpër botë. Mirëpo disa deri sa shqetësohen, ata duhet të shohin metëvërtet anët pozitive të saj. Është një listë e gjatë e refugjatëve të cilët kanë migruar në shtete të huaja, dhe kanë arritur emrin e tyre në shkallë internacionale të arritjeve të tyre. Lista të cilën do ta prezantoj në vazhdim është kulmi i arritjeve të këtyre personave të cilët dikur kanë qenë refugjat ndërsa emri i tyre tani është me famë botërore.
1.Rita Ora
Në vitin e saj të parë ajo u detyrua që me familjen e saj të vendoset në Britani të madhe shkaku i luftës në Kosovë. Familja e saj u arratis kur filloi lufta e fothtë. Ajo është një ndër mijëra familjet të cilat u zhvendosën në vitet e 90-ta.
2. Mika
Edhe një këngëtar tjetër u detyrua që ta lëshoj vendin e tij në vitet e para të lindjes. Është nga Bejruti ndërsa famijla e tij u evakua në Britani të Madhe gjatë luftës civile e cila ndodhi në vendin e tij. Familja e tij sëpari zbarkoi në Paris.Problemet nuk kishin të ndalur pasi babai i tij ishte në Kuvait kur Sadam Husein pushtoi atë në vitin 1991. Babi i tij u bllokua në ambasadë për 7 muaj. Më pas familja e tij u zhvendos në Angli.
3.Wyclef Jean
Jean e lëshoi Haitin me prindërit e tij në moshën 9 vjeçare. Ata u zhvendosën në Brooklyn të New York-ut. Ku pas disa viteve filluan jetën në New Jersey nga ku edhe filloi hapat e parë në karrierën e tij.
4. Alek Wek
E keni parë fytyrën e saj shpesh nëpër bilborde, magazina të mbushura me fotografitë e tij dhe mënyra të tjera të reklamave. Por Alek është një tjetër refugjat e cila u detyrua që të ik nga Sudani verior në vitet e 80-ta në moshën 14 vjeçare.
5. Regina Spektor
Ishte viti 1989 dhe familja e Spektor kishte vetëm një rrugëdalje. Izraelitët vazhdonin të persekutohen në Rusi, ku Regina dhe familja e saj ishin të persekutuar. Mirëpo në vitin 1989, Qytetarët sovietik ishin të lejuar që ta lëshojnë bashkimin sovietik gjatë periudhës së njohur Perestroike. Kur arritën në SHBA policia kufitare shkatëroi pasaportat e tyre që të mos mund të kthehen më.
6. K’naan
U bë i njohur në vendin tonë me këngën e mundialit të Brazilit, ndërsa ai është vetëm një tjetër refugjat i cili u detyrua që nga Somalia vendlindja e tij të transferohet në Kanada.
7. Andy Garcia
I njohur në rolin e filmit “The Godfather”- Pjesa e III .Garsia me origjinë është nga Havana e Kubës. Familja e tij u detyrua të migrojë si fëmijë në vitin 1961 dhe ata u vendosën në Majami.
8. Steve Jobs
Gjegjësisht ai nuk ishte refugjat, por babai i tij po. Në fakt Jobs është djali biologjik i një refugjati sirian i cili jetoi një jetë të mirë për disa vite në Beirut, Lebanon, por e lëshoi Amerikën në mes të protestave për dorëheqje të presidentit të atëhershëm.Pastaj takoi Joanne Shieble, nënën e Jobs – e cila ishte e detyruar që ta adoptojë atë sepse babai saj e ndaloi martesën e tyre. Nëse ai nuk do të migronte, I phone as që do të zbulohej , Besoni ose jo !
9. Albert Einstein
Ajnshtani u ballafaqua me vitet e anti – Semitizmit para se Reiçi i tretë të hedh hapin e parë të vërtetë. Një çifut gjerman, Ajnshtajn e pati vështirë të vazhdojë punën e tij në një vend anti semitik, kështu që u zhvendos në Princton në vitin 1932. Ai ishte i akuzuar për tradhëti nga nacistët në vitin 1933, kështu që u zhvendos në SHBA për të marë viza sëbashku me bashkëshorten e tij, dhe të bëhet njëri nga fizicientët dhe shkenctarët më me ndikim në botë.