9 lokale të lojërave të fatit të mbyllura dhe 31 pajisje të konfiskuara

E publikuar: 01/06/2018 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti i Lojërave të Fatit-ATK, ka mbyllur edhe 9 lokale të tjera të lojërave të fatit në qytetin e Suharekës. Këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët kanë konstatuar se lokalet në fjalë veprimtarin e tyre e kanë ushtruar duke mos i plotësuar kriteret e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga ky aksion janë konfiskuar 31 automate (pajisje për lojëra të fatit), njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 5000 euro.

Përveç mbylljeve të lokaleve dhe konfiskimeve të pajisjeve për lojëra të fatit, ATK ka iniciuar edhe 4 kallëzime penale ndaj personave të cilët kanë menaxhuar këto lokale./infosot/