Gazeta britanike “Metro” ka paraqitur disa nga arsyet pse seksi është më i mirë në mëngjes.
1.Pse jo?
Jeni të zhveshur, të eksituar dhe në shtrat – seksi në mëngjes në këtë rast duket obligativ.
2.Spontaniteti është seksi
Seksi i mëngjesit është një moment i vjedhur. Kështu që, në vend se të kaloni orë të tëra në rregullimin e flokëve, në zgjedhjen e rrobave dhe “rutinat tjera mëngjesore”, thjesht hidhuni në shtrat dhe kryeni marrëdhënie seksuale.
3.Është i shpejtë
Meshkujt mund të befasohen kur të kuptojnë se femrat ndonjëherë nuk duan paralojë për orë të tëra, por thjesht duan të përjetojnë orgazëm. Andaj, seksi në mëngjes është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë.
4.Do të jeni më të lumtur
Është vërtetuar se orgazma bën njerëzit që të ndihen më të qetë dhe të relaksuar. “Dita e mirë shihet në mëngjes”!
5.Do të jeni në formë më të mirë fizike
Seksi djeg më se 144 kalori për 30 minuta.
6.Do të jeni më të shëndetshëm
Një marrëdhënie e mirë seksuale ju rritë nivelin e IgA-së, një antitrup që ju ruan nga infeksionet.
7.Jeni më seksi në mëngjes
Flokë të çrregulluara dhe grimi i përshkëllirë – gjithkush duket më seksi në mëngjes.
8.Meshkujt janë më të eksituar në mëngjes
Periudha kur meshkujt janë në “majën” e eksitimit është pikërisht mëngjesi.
9.E ke gjithë ditën që ta kujtosh
Gjëja më e mirë për seksin e mëngjesit? Mund ta kujtosh pastaj gjatë gjithë ditës.