Ka përfunduar votimi në UNESCO për Kosovën.
Kundër propozimit të Serbisë kanë votuar 89 shtete, për propozimin e saj kanë qenë 89 shtete, raporton Koha.net.
Bosnja e Hercegovina ka qenë e përmbajtur gjatë votimit.
Shteti i Bahameve në momentin e fundit kërkoi që ta ndryshojnë votën nga “për” në “kundër”, por kjo u refuzua.
Në votim kanë marrë pjesë 170 shtete. Për propozimin e Serbisë kanë votuar 59 shtete, kundër 89 e të përmbajtur kanë qenë 22 shtete.
Propozimi i Serbisë nuk ka kaluar.

















