Mashtrimet me thirrjet robotike u rritën në 85 miliardë në mbarë botën. Prej tyre spikatin mashtrimet me llogaritë bankare dhe kartat e kreditit thotë Hiya, një kompani e cila krijon aplikacione për tu mbrojtur nga thirrjet e padëshiruara.
Sipas raportit të Hiya, mashtrimet me thirrje robotike u rritën me 325% krahasuar me një vit më parë. Parashikimet e Hiya bazohen në analizën e 12 miliardë thirrjeve në muaj globalisht.
Britania, Spanja, Italia, Franca dhe Argjentina ishin vendet me numrin më të lartë të thirrjeve robotike. Ashtu si spam, thirrjet robotike janë shndërruar në fitimprurëse sepse mashtruesit po manipulojnë mijëra viktima.
Autoritetet Federale Amerikane të Komunikimit janë në kërkim të zgjidhjeve për të adresuar këtë shqetësim madhor.
Ja vendet me numrin më të lartë të thirrjeve robotike.
Mashtrimet më të përhapura janë:
- Mashtrimet me llogaritë bankare ku telefonuesi pretendon se është zyrtar i një institucioni financiar duke kërkuar informacion rreth llogarive
- Pengmarrje dhe rrëmbime. Telefonuesi pretendon se ka rrëmbyer një anëtar të familjes suaj dhe kërkon një shumë parash
- Kartat e kreditit. Telefonuesit sillen si zyrtare të bankave
- Mashtrimi Wangiri. Janë ato telefonata që joshin njerëzit për ti telefonuar pas në thirrje ndërkombëtare të cilat janë tejet të kushtueshme
- Mashtrimet me numrat lokalë
Megjithatë ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri. Për shembull në Itali ishte i përhapur një mashtrim me telefonatat që gjoja vinin nga operatorë të energjisë diellore. Mashtruesit regjistrojnë viktimat në shërbime që nuk ekzistojnë.
Në Britani u kërkohet njerëzve nga thirrjet robotike të shkarkojnë skedarë që në të vërtetë janë maluerë. Në Argjentinë janë të përhapura thirrjet robotike me lotaritë ndërsa në Meksikë, Kili dhe Brazil me pengmarrjet dhe rrëmbimet. /PCWorld Albanian