83 raste të reja me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 18/06/2020 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë konfirmuar 83 raste të reja me koronavirus në vend, shkruan.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 83 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.