Pamvarësisht se Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka themelue Dhomat Speciale e Zyrën e Prokurorit Special, prokurorët ndërkombëtarë e kanë nise punën ne teren.
Ka 2 javë qe Prokurori i ri, që ka me udhëheqë Task Forcës Speciale Hetuese per krimet e luftes, David Schëendiman ka mbërri në Bruksel.
E në Kosovë këtë javë kanë qëndrue prokurorë ndërkombëtarë, dhe në rajone të ndryshme, kanë marrë në pyetje njerëz që kanë pas përgjegjësi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Televizioni Rrokum ka mbërri me bisedue me njanin prej te intervistuemve nga prokurorët, i cila ka rrëfue se asht pyet për vrasjet, keqtrajtimet, e ngjarje te tjera që nderlidhen me përiudhën e luftën. Ai ka tregue se prokurorët i janë prezantue si prokurorë ndërkombëtar tue i thanë se po e intervistojnë, mbasi si kanë thanë ata frik ka më u krijue Gjykata Speciale, dhe po mbledhin të dhana për tana rastet.
Ky i intervistuem, ka rrëfye për Televizionin Rrokum se ai për gati nji orë asht intervistue prej, tue tregue edhe për cka asht pyet.
“Prokurorët me banë pyetje prej ma të ndryshmeve. Ata me kërkuen me tregue gjithçka që di për zhvillimet gjatë luftës, po ashtu me lypen edhe emna te tjerë që munden me pas njohuni për këto ngjarje dhe që munden me ndihmu në zbardhjen e se vertetës”, ka tregue për Televizionin ky dëshmitar.
Po ashtu, ai tregoi se nuk asht pyet vetëm për krimet e pretendueme të UÇK’s por edhe për krimet që serbët kanë krye në Kosovë.
E simbas informacioneve që ka sigurue Televizoni Rrokum ne rajonin e Drenicës e te Dukagjinit, prokurorët ndërkombëatrë kane fillue punën me te madhe tue intervistue dëshmitarët e mundshëm.