Me refuzimin e Gjykatës Speciale, na nuk po bajmë ofertë OKB’s e armiqve tanë atje, por po refuzojmë me nxjerrë jashtë funksionit rendin kushtetues te shtetit.
Kjo Gjykatë, kështu si po vjen, në të ardhmen ka me u ba pengesë për zhvillimin e sovranitetit të vendit tonë.
Kështu ka deklarue kryetari i Alencës për Ardhmëninë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuem në Emisionin “Forum”.
Ballafaqimi i shtetit të Kosovës me këtë Gjykatë, simbas Haradinajt asht pasojë e dështimit të drejtësisë vendore, dhe lëvizjeve te hueja që e bllokojnë Kosovën ne vazhdimësi.
Po ai thotë se refuzimi i tyne, nuk asht ofertë për OKB’n.
Haradinaj pranon se i ka njoft e respektue disa prej kosovarëve që humben jetën ne konfliktin e armatosun muejin e kaluem ne Kumanovë. Por ai thotë se me Kumanoven qeveria maqedonase synonte me mbajtë pushtetin.
Por cilat ishin lidhjet e Haradinajt me ata që u vranë në Kumanovë.
Kryetari i AAK’s flet edhe për zgjedhjet e mbrenshme te partisë së tij. Ai pret që ne Kuvendin e 2 Korrikut me pas edhe kundërkandidat. Madje, ai thotë se ka shumë njerëz në AAK që munden me drejtue këtë parti.
Televizioni Rrokum e transmeton te plote intervisten me Ramush Haradinajn, sonte ne oren 21:00.