8 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

E publikuar: 25/08/2020 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe tetë viktima nga Covid 19.

Kjo gjë u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
8 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe tetë viktima nga Covid 19.

Kjo gjë u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Me shifrat e ditës së sotme, numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 ka arritur në 488 raste të vdekjes.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.