Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë Covid-19, si dhe 276 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, Naser Ramadani, në një konferencë për medie, ku ka kërkuar kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse nga qytetarët.
“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKShPK, të testuar gjithsej 404 persona, rezultojnë 276 raste pozitive, ky është numër rekord deri tani i shënuar në Kosovë. Numri total i raste pozitive ka arritur në 7 mijë e 413 nga 34 mijë e 720 persona të dyshimtë në virusin SARS-COV-2 me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilat kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”, ka thënë Ramadani.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.201.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.