1. Lëvizni
Për vithe me te bonifikuara duhet te lëvizni. Nuk po flasim për sport, por për një sforcim te vogël çdo dite. Ecni te paktën 30 minuta ne këmbë dhe ngjitni nga shkallet ne vend te merrni ashensorin.
2. Kontraktojuni
Për vithe te tonifikuara mund te bëni disa ushtrime te vogla kudo, ne zyre, ne autobus, duke gatuar apo edhe kur dilni. Mbajeni kurrizin drejt, kontraktojini për disa sekonda vithet dhe me pas lëshojini. Duket paksa qesharake, por i bën ato me muskulore.
3. Fërkojini ato
Për vithe me te bukura duhet edhe një lëkurë me e bukur. Kur bëni dush, te paktën një here ne jave fërkojini mire vithet duke bere gjeste rrethore ne mënyrë qe te largoni nga epiderma lëkurën e vdekur. Me pas përdorni pak kreh hidratant.
4. Luftoni celulitin
Edhe vajzat me te dobëta kane nga pak celulit. Nëse do mund ta hiqni atë do keni edhe një lëkurë me te bukur. Cimbisni një pjese te lëkurës dhe rrotullojeni nga lart poshtë. Kombinojeni këtë edhe me produkte kundër celulitit.
5. Forcojini ato poshtë dushit
Poshtë dushit shpëlajini vithet me ujë te ftohte. Përveçse stimulon qarkullimin e gjakut ky gjest e bën edhe lëkurën me te tendosur. Ne te kundërt, shmangni dushin me ujë te nxehte i cili i bën vithet me te buta.
6. Kujdes me dietat
Kur humbni apo kur shtoni ne peshe shihen ndryshime te menjëhershme tek vithet dhe legeni. Kujdes me dietat qe mbani dhe ekuilibroni ushqimin.
7. Kujdes me sheqerin
Ajo çka hani ndikon se tepërmi tek vithet tuaja. Kujdes me sheqernat te cilat shndërrohen menjëherë ne qeliza te yndyrshme. Nuk është e thënë te mos hani çokollata apo te mos konsumoni fare pije me sheqer, por çdo gjë duhet te jete e moderuar.
8. Krijoni muskuj ne shtëpi
Nuk është nevoja te shkoni gjithmonë ne palestër kur mund te bëni edhe disa ushtrime te thjeshta ne shtëpi. Shtrihuni, vendosini parakrahët ne dysheme dhe mbështetuni tek bërrylat. Këmbët duhet t’i keni te shtira mire, Ngriheni njërën lart duke e mbajtur trupin drejt dhe te forcuar. Tre here nga 25 lëvizje me çdo këmbë do iu beje shume mire.


















