Çdo amerikan po shpreson për lehtësim nga muajt e ndëshkimit të inflacionit, por raporti i qeverisë këtë të enjte, e thotë të kundërtën mbi rritjen e çmimeve në muajin e kaluar.
Çmimet më të ulëta të gazit ndoshta do të ulin inflacionin e përgjithshëm të konsumatorit për të tretën muaj radhazi. Matjet e inflacionit bazë, të cilat vëzhgohen nga afër, e përjashtojnë kostot e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë.
Sipas një sondazhi nga ofruesi i të dhënave FactSet, ekonomistët kanë vlerësuar se indeksi i çmimeve të konsumit në ShBA është rritir me 8.1% në shtator nga 12 muaj më parë. Kjo është një rritje e madhe shqetësuese.
Çmimet bazë vlerësohet të jenë rritur 0.4% nga gushti në shtator, më i ngadalshëm se muaji i kaluar, por gjithsesi një ritëm shumë më i shpejtë se sa ishte tipik para pandemisë.
Të maturat gjatë 12 muajve të fundit, çmimet bazë parashikohet të jenë rritur me 6.5%, nga 6.3% në gusht. Kjo është shumë më e lartë se inflacioni prej 2% që Rezerva Federale ka vendosur prej kohësh si normën e saj të synuar, shkruan AP.
Raporti i së enjtes, do të japë shifrat përfundimtare të inflacionit përpara zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit, pas një sezoni fushate në të cilën çmimet e larta në të gjithë ekonominë kanë ushqyer ankthin e gjerë publik, me shumë republikanë që ia hedhin fajin presidentit Joe Biden dhe demokratëve të Kongresit.
Inflacioni ka përshkallëzuar faturat e ushqimeve të familjeve, qiratë dhe kostot e shërbimeve, ndër shumë shpenzime të tjera, duke shkaktuar vështirësi në familje dhe duke thelluar errësirën e ekonomisë, pavarësisht rritjes së fortë të vendeve të punës dhe papunësisë historikisht të ulët.