Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë.
Për nder të Ditës Botërore të Veshkës, Shoqata e Nefrologëve te Kosovës se bashku me Klinikën e Nefrologjisë, shënuan këtë ditë ku edhe u hap tenda ku qytetarëve do të iu matet sheqeri në gjak dhe Tensioni arterial.
Ibrahim Rugani nga klinika e Neurofologjisë tha se qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i masës në parandalimin e sëmundjeve të veshkës.
“Qëllimi jonë është sensibilizimi dhe përkujdesja ndaj sëmundjes së veshkës. Ne kemi dal sot këtu në shesh më një qëllim të informimit të masës në lidhje me sëmundjet e veshkës. Kujdesi për vetën është më se i domosdoshëm prandaj një përkujdesje e hershme duke parandaluar sëmundjet e ndryshme” ka thënë Rugani.
Në mes tjerash Rugani tha se klinika e Neurofologjisë është duke trajtuar 790 persona me sëmundje të ndryshme, ku vetëm në Prishtinë janë 196 raste.
Rugani, gjithashtu theksoi edhe moshën mesatare të personave të prekur nga sëmundjet e veshkave, ajo sillet rreth moshës 45-85 vjeçe.
”Aktualisht në klinikën e neurofologjisë janë duke u trajtuar 790 persona me sëmundje të ndryshme të veshkave. Vetëm 196 në Prishtinë me 10% e tyre janë raste të reja vjetore përafërsisht 10 raste në vitë.
Roli jonë është për parandalim, detyra është të mësojmë masën me disa punë të vogla për parandalim dhe kemi mundësi të ndalojmë pra realisht ky është misioni jonë. Mosha mesatare është 45-85 vjet e të prekurve nga sëmundjet e veshkave.
Për fat të mirë mosha jonë nuk është aq shqetësuese në krahasim me vendet e rajonit” ka thënë ndër të tjera Rugani.
Klinika e Neurofologjisë ka një personel mjekësor prej12 mjekëve. Korrigjimi i diabetit, kontrollimi i ushqimit, dhe matja e gjakut janë disa prej kushte kryesore fillestare në kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve. /Zëri/