77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Ushtria e Kosovës, e gatshme t’i bashkohet Aleancës

E publikuar: 04/04/2026 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e themelimit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Ushtria e Kosovës është e gatshme për t’u bërë anëtare e kësaj aleance.

“Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë”, tha Haradinaj.

Ai dërgoi urimet dhe mirënjohjen “më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”