Kompani tejra ajrore me desinatine të reja

E publikuar: 28/05/2015 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë përgaditjet dhe është në proces të planifikimit të trafikut shtesë për sezonën e lartë verore 2015. Planifikimit të fluturimeve së fundmi iu shtuan edhe dy kompani ajrore të cilat do të fillojnë operimet nga 29 Qershori i këtij viti.
Express Airways – Kompani Sllovene me bazë në Maribor, do ti shtohet listës së kompanive ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke ofruar fluturime në destinacionet si Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.Kompania ajrore që me herët nuk ishte prezente në ANP “Adem Jashari”, do të filloj fluturimet që nga 29 Qershori në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke i operuar ato me aeroplan te tipit B 737-300 me kapacitet prej 133 ulësesh.

Poashtu, Kompania ajrore Smartlynx Airlines me bazë në Riga, e cila ka qenë prezent në tregun e Kosovës në periudhen Janar – Prill, do të filloj përsëri me fluturime nga 29 Qershori i këtij viti.Smartlynx Airlines do të ofroj fluturime në disa destinacione si Malmo, Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart, Munich dhe Memmingen.
Me nxitjen e kompanive të reja ajrore, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po krijon lehtësirat e mundshme për kompanitë ajrore dhe pasagjerët si dhe kontribuon ne vazhdimesi në rritjen e produkteve dhe opcioneve për udhetime në/nga ANP “Adem Jashari”.