Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë(13mars2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion( brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore).
“Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë. #Kujdes, mos u anko pastaj!”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij social Facebook.