75 për qind e kryeqytetit është dëmtuar pas luftës nga ndërtimet pa leje

E publikuar: 21/01/2016 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gati 75 për qind e kryeqytetit, sipas prokurorisë, është dëmtuar pas luftës nga ndërtimet pa leje, duke përfshirë edhe pjesët e vjetra dhe historike të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Ky konstatim është dhënë të martën gjatë fjalës hyrëse të prokurores Drita Hajdari, në gjykimin kundër 10 ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës. Ata po akuzohen për dy vepra penale: pjesëmarrje në krim të organizuar, si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ish-kryeinspektori Ismet Haliti, si dhe ish-inspektorët: Skënder Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj, ishin arrestuar në prill të vitit 2014, kurse aktakuza kundër tyre është ngritur në qershor të vitit të kaluar.