Mbijetojnë Hannoveri, Shtugarti dhe Hertha e Berlinit, Hamburgu do të luajë në play-out ndërsa Freiburgu dhe Paderborni rrëzohen një kategori më poshtë. Ishin këto disa nga verdiktet të javës së fundit të Bundesligës ku u zgjdhën edhe ato enigma të mbetura. Ashtu sic edhe pritej Paderborni ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Alban Meha, sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë. Me Mehan që mungonte për arsye dëmtimi skuadra e drejtuar nga trajneri Breitenreiter u mund në sfidën e fundit të kampionatit 2-1 nga Shtugarti që me këtë sukses brenda në Benteler Arena siguroi mbijetesën mes të mirëve të futbollit gjerman edhe për një tjetër sezon. Gjërat u bënë të vështira për miqtë kur Vucinovic pa u mbushur ende 4 minuta loje kaloi në avantazh Paderbornin. Gjithsesi formacioni i drejtuar nga holandezi Huub Stivens arriti të gjente forcën reaguese duke realizuar dy herë, nga një gol për cdo pjesë me Didavin dhe Ginczek për të fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 1-2. Ndërkohë mbijetesën e siguroi edhe Hannoveri që kaloi me të njëjtin rezultat Freiburgun me këta të fundit që me këtë disfatë u rrëzuan në Bundesligën e dytë. Golat për vendasit u shënuan nga Kiotyake dhe Krmas që e coi topin në portën e tij, ndërsa në minutat e fundit Freiburgu shënoi një gol shprese me Petersen por që nuk mjaftoi pasi u mund 2-1. Do të ketë edhe një shans të fundit për të luajtur në Bundesligën e parë edhe sezonin e ardhshëm Hamburgu që fitoi 2-0 në shtëpi përballë Schalkes dhe do të luajë në play-out për të qëndruar mes më të mirëve. Për ti evituar rënien e parë në historinë e tij nga kategoria maksimale e futbollit gjerman Hamburgut menduan Olic dhe Rajkovic që realizuan dy golat e vetëm të takimit. Mbijetesën e siguroi edhe Hertha e Berlinit që u mund 2-1 nga Hoffenheimi, ndërkohë Dortmundi e mbylli sezonin në vendin 7-të duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League edhe nëpërmjet kampionatit pasi kaloi me rezultatin 3-2 Werder Bremen-in. Gjithsesi nëse fitojnë Kupën e Gjermanisë pas një jave verdhezinjtë duke mundur në finale Wolfsburgun nuk do të luajnë në turin e tretë paraeliminator por do të kualfikohen direkt në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë. Dy biletat e tjera për në Europa League shkuan për Augsburgun dhe Schalken, ndërsa përsa i përket skuadrave të kualifikuara në Champions League gjithcka ishte mësuar me herët. Wolfsburgu që e mbylli kampionatin në vendin e 2-të pas barazimit 2-2 ndaj Kolnit, Gladbahu dhe Bayerni janë kualifikuar automatikisht për në fazën e grupeve ndërsa Bayer Leverkusen do të nisë gjithcka nga faza play-off./supersport.al/
Hannover e Stuttgart shpëtojnë, bie Freiburgu nga Bundesliga
NGA KATEGORIA