Gazetari greko-britanik: Shqipnia e Madhe i shërben Amerikës me ndalë ndikimin rus në Ballkan

E publikuar: 19/05/2015 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji Shqipni e Madhe kishte me i shërbye interesit të Shteteve të Bashkueme, tu’ i lejue Washtington’it që me e limitue drastikisht ndikimin rus në Ballkan.

Kështu deklaron botuesi Marcus Papadopoulos i revistës Politics First, nji e përdymuejshme analitike me qendër në Britaninë e Madhe.

Papadopoulos shkruen se e ka paralajmërue qysh ma herët se nji Shqipni e Madhe po rritet në Ballkan. Simbas tij, Kosova ishte e para që râ. E mbas Kosovës e ka radhën Maqedonia.

Dr. Marcus Papadopoulos, njohës i çashtjeve të Rusisë dhe Ballanit, megjithatë, e saktëson në Twitter se këto deklarata janë vetëm opinion i tij. Gazetari me origjinë greke njihet edhe për qëndrimet e tij ndaj Ukrainës, të shprehuna në njanin prej televizioneve ma propagandistikë të Rusisë, Russia Today.