7-vjetori i ushtrisë, Ahmet Isufi: Ushtria u formua me përkushtimi e Haradinajt e bekimin e SHBA-ve
Ahmet Isufi, kandidati për deputet nga AAK ka shkrua për 7-vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Atributet për formimin e ushtrisë Ahmeti thotë se janë të kandidatit për kryeministër nga AAK, Ramush Haradiaj dhe të SHBA-ve.
“Sot u bënë 7 vjet, nga formimi i Ushtrisë së Kosovës, (FSK), me shumë përkushtim e vendosmëri të Kryeministrit Haradinaj dhe me bekim të ShBA-ve, përmes Sekretarit të Mbrojtjes, Gjeneralit Matis.
Votimi në Parlament, vulosi të drejtën për mbrojtje e siguri të vendit tonë dhe për angazhim të mëtutjeshëm përhyrje në NATO.”
Ai thotë se Kosova do të jetë vend i mbrojtur sepse është pjesë e sigurisë ndërkombëtare të prirë nga SHBA.
“Duke qenë pjesë e sigurisë ndërkombëtare të prirë nga ShBA-të, do të jetë vendi i mbrojtur dhe do të jetë pjesë e misioneve paqëruajtëse kudo ku ka nevojë, në rajon e botë.”


















