Me 15 qershor të vitit 2008, hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Me atë rast, u krijuan edhe dikasteret e tjera shtetërore me çka shënohet edhe një fillim aktiv i prezencës së diplomacisë kosovare në qendrat e vendosjes ndërkombëtare.
Po ashtu, u miratuan ligjet bazike për pushtetin lokal, siç ishin ligji për Vetëqeverisjen Lokale, ligji për Kufijtë Administrativë, ligji për Financat Lokale.
Ndryshe që nga hyrja në fuqi, Kushtetuta e Kosovës po u nënshtrohet ndryshimeve të mëdha për shkak të gjykatës speciale.