Shtatë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë nga 306 mostra të testuara. Tre raste janë regjistruar si të shëruar, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.
Nga 8 shkurti e deri sot, në Kosovë janë testuar 13124 mostra të dyshimta. Pozitive kanë rezultuar 1032 raste. Prej tyre 785 janë shëruar e 29 kanë vdekur.