Mësoni si ta largoni ankthin gjatë përmendjes së ish partnerëve.
A keni biseduar deri tani për ish të dashurit tuaj me partnerin aktual? A pyeteni se sa të sinqertë duhet të jeni? “Biseda për të kaluarën tuaj seksuale është e rëndësishme sepse përshkruan se çfarë dëshironi nga kjo marrëdhënie, dhe kush jeni në të vërtetë si person”, thekson terapistja Joy Davidson. Nuk mvaret shumë nga detajet e së kaluarës sa nga niveli i sinqeritetit tuaj.
Ja se çfarë duhet të dini:
1. Transparenca është çelësi
Nëse jeni në marrëdhënie të re, dhe keni seks të pambrojtur – sinqeriteti është më vendimtarja. Nëse ka diçka në të kaluarën tuaj, si psh. seksi i pambrojtur me partnerë, apo nëse keni sëmundje seksuale transmetuese, si herpesi, është mirë që të tregoheni të sinqertë dhe të ndani këtë lajm.
2. Sinqeriteti është dëshmia më e mirë
Këtu është fakti i pashmangshëm për ndershmërinë: nëse ju gënjeni, ju nuk i tregoni partnerit tuaj ajo që jeni në të vërtetë, që do të thotë se baza e lidhjes suaj është e lëkundur. Nëse e dredhoni të vërtetën duke shtuar ndonjë histori të ndryshme, atëherë ju pretendoni të jeni dikush që nuk jeni realisht. Dr. Davidson paralajmëron se kjo është e rrezikshme për çdo marrëdhënie. Megjithatë, edhe llogaritë e detajuara nuk janë të nevojshme. “Bëhuni të sinqertë për thelbin e të kaluarës suaj, e jo domosdoshmërisht për detajet”, këshillon ajo.
3. Mos u bëni të varur nga numrat
Nuk ka rëndësi numri i partnerëve me të cilët keni qenë, mos u bazoni asnjëherë në numra. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është përvoja që keni krijuar me këta partnerë, çfarë mund të ndryshoni tani dhe se çfarë keni mësuar gjatë tërë këtyre viteve.
4. Mbani mend, disa detaje mund të mos përmenden
Meshkujt mund të krahasojnë veten e tyre me partnerët tuaj të mëparshëm, thekson Dr. Davidson. Thënë thjeshtë, ata dëshirojnë të dinë se janë më të mirë se përvoja juaj me meshkujt e tjerë. Ndërsa femrat, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të jenë të varur tek femrat që partnerët e tyre kanë qenë të fiksuar seksualisht në të kaluarën, sqaron Dr. Davidson. Sinqeriteti peshon mbi të gjitha.
5. Mos u lavdëroni
Sigurisht që ju nuk do ti tregoni partnerit tuaj actual se sa i mirë ka qenë ish i dashuri juaj vite më parë. Duhet të lejoni partnerin aktual t’ju trajtojë mirë dhe gjeni mënyra për ti kërkuar gjëra, pa përmendur emra, data, vende, me një fjalë duke u lavdëruar.
6. Caktoni kufij për të kaluarën tuaj
Nëse dy partnerët diskutoni në lidhje me të kalurën tuaj seksuale, është mirë që të bini dakord paraprakisht se deri ku do të hyni në të kaluarën tuaj. Caktimi i kufijve është i rëndësishëm, psh, pyetni njëri-tjetrin se sa dëshironi të dini për të kalaurën, a dëshironi të dini gjërat më thellë apo sipërfaqësisht?
7. Bëhuni i ndjeshëm ndaj ndjenjave
Në rregull, pra ai ju thotë se dëshiron të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Por çfarë nëse ju jeni të sigurtë se çdo detaj i treguar i sekreteve të pista do ta bënte atë të ndjehet jokëndshëm? Pyetni me kujdes partnerin se çfarë dëshiron të dijë, atëherë thuani se çfarë mendoni dhe deri ku mund ti ndani gjërat. Mundohuni të zbuloni nëse ai dëshiron të dijë gjithçka për t’ju kënaqur juve, ose thjeshtë për hir të egos së tij. Qëllimi juaj duhet të jetë delikat dhe diplomatic duke e ruajtur ndershmërinë. “Mos harroni, kur bëhet fjalë për përvojën tonë seksuale, të gjithë jemi të prirur për tu lënduar”, shpjegon Dr. Davidson.