Në nji intervistë për The Wall Street Journal, kryeministri serb Aleksandar Vucic ka lanë me u kuptue se ai vetë mundet me propozue ndryshime në Kushtetutën e Serbisë, ndryshime të cilat kishin me përfshi nji nen për lanien jashtë të Kosovës si provincë serbe dhe se kjo mundet me ndihmue ofertën e Beogradit për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kështu e nis shkrimin e sotëm në The Wall Street Journal, gazetari Laurence Norman, i cili ka bisedue vetë me shefin e qeverisë serbe në Beograd.
Derisa qeveria aktuale i ka ndejtë gjithmonë konstant kundërshtimit të saj për njohjen e pamvarsisë së Kosovës të vitit 2008, ky veprim mundet me e ba ma të lehtë për administratën e ardhshme serbe këtë.
Këto komente, që Vucic i bani gjatë nji interviste për WSJ, vijnë në kohën kur dialogu i ndërmjetësuem nga BE’ja për normalizimin e marrëdhanieve mes Kosovës e Serbisë, e ka humbë gjallninë e dikurshme.