“Për tanë kosovarët që duen me investue në Mal të Zi, prej tash procedurat janë të përshpejtueme dhe nuk ka taksa”.
Ketë e bani te ditun kryetari i Komunës se Ulqinit, Fatmir Gjeka n’emisionin “FORUM” të Televizionit Rrokum.
Ai ka folë edhe për punën e tij si kryetar i komunës, tue kallxu për bllokadat e llogarisë së komunës që po i bahen vazhdimisht nga qeveria malazeze.
Simbas tij, deri tash përkrahja e shtetit ka qene deklarative, por sivjet thotë ai, gjanat kanë ndryshue pak.
Gjeka ka folë edhe për arsyen pse i shpalli qytetarë nderi Edi Ramen dhe Hashim Thaçin.
Ai ka thanë se Ulqini ka nevojë me u ba pjesë e agjendës se Kosovës e Shqipnisë, por deri tash kjo nuk ka ndodhë.
Gjeka asht optimist se mbas takimeve me Thaçin e Ramen, Ulqini ka me pas përkrahjen dhe ka me marrë ndihmën e te dyja qeverive.
Gjendja e shqiptareve në Mal të Zi ka ndryshue mbas viti 1997, thotë Gjeka, por ende ka probleme, sidomos ne punësimet n’institucionet shtetnore.
Simbas tij, partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme duhet me u bashkue ne nji listë zgjedhore.
Ai tregoi po ashtu se komuna që ai drejton, Ulqini i ka ba tashma tana pergatitjet për sezonin veror, tue vlerësue se asht ndër vendet ma te mira për pushime.
Intervistën e plot me kryetarin e Ulqinit, Fatmir Gjekajn, për emisionin “Forum”, mundeni me ndjek sonte prej orës 21:00 në Televizionin Rrokum.