Ambasada Amerikane nderon me mirënjohje Lutfi Hazirin

E publikuar: 07/05/2015 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka nderuar me mirënjohje kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri e ka pranuar mirënjohjen nga zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Jennifer Bachus, në kuadër të aktivitetet të djeshëm të Ambasadës Amerikane “Amerika me Kosovën”, të mbajtur në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti”.
Mirënjohja i është dhënë për mbështetjen e veçantë të punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së Sektorit Civilo-Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe ICITAP-it në implementimin e programit social në terrenit “Amerika with Kosovo”.
Kryetari Haziri ka falënderuar Ambasadën Amerikane për mirënjohjen si dhe për kontributin e që ka dhënë dhe po jep SHBA për Gjilanin e për Kosovën në të gjitha aspektet, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.