ZRRE mblidhet nesër për të vendosur lidhur me shtrenjtimin e rrymës

E publikuar: 10/04/2025 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mblidhet nesër për të vendosur lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025.

Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00. Në rend dite janë shtatë pika.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.