Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot, Rrahim Pacollin, kryesuesin e Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër.
Z. Veseli dhe Z. Pacolli biseduan rreth ecurisë së bisedimeve të deritashme teknike rreth lëvizjes së lirë, në mes të Kosovës e Serbisë dhe mundësitë e lehtësimeve për qarkullim të lirë të parashtruara në Bruksel nga pala kosovare si dhe lehtësirat për bashkatdhetarët tanë gjatë ardhjes në atdhe.
Rrahim Pacolli e njohu Kryetarin Veseli me pritjet rreth nënshkrimit të marrëveshjes teknike për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe vështirësitë aktuale që lidhen me mungesën e kartonit të gjelbër.
Z. Veseli përkrahu plotësisht angazhimet e Z. Pacolli dhe inkurajoi idenë e largimit të detyrimeve financiare për bashkatdhetarët, para 1 korrikut të këtij viti.