Perfaqësuesi i Bashkimit Europian në Republikën e Kosovës, Samuel Zbogar, ju ka ba thirrje liderëve institucionalë me u fokusue në permbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sidomos si ka thanë ai, në luftën kundër korrupsionit dhe shpëlamjes së parave.
“Fatkeqësisht ketë vit keni humb shumë kohë në krijimin e institucioneve dhe jeni perballë me ikjet masive që kanë ndodhë në fillim të vitit.
Kjo do të thotë se nëse nuk fokusohemi, nuk kemi shumë kohë për permbushjen e kritereve që kanë të bajnë me procesin e liberalizimit të vizave”, ka thanë Zbogar.
Në takimin e nantë të Këshillit Kombëtar për Integrim Europian, të drejtuem nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, Zbogar ka thanë se Kosova duhet me i miratue edhe tetë ligje të tjera, si dhe me punue ma shumë në riatdhesim dhe integrimin e atyne që kthehen.