Ali Ahmeti i kërkon Isa Mustafës arrestimin e Komandant Hoxhës dhe 50 kosovarëve “t’përfshimë” në Gushnicë?

E publikuar: 02/05/2015 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ali Ahmeti nuk kishte ardhë t’Hanën për nji përkrahje të thjeshtë në Kosovë. Ahmeti erdhi me u dhanë detyra edhe qeverisë së Kosovës, të cilat i kishte marrë nga qeveria në pushtet në Maqedoni, – shkruen gazeta “Bota Sot”. Simbas gazetës, Ahmeti po luen rolin e bosit politik edhe në Kosovë, tue i dhanë detyra zyrtarëve ma të naltë të qeverisë, simbas atyne që atij ja ka përshkrue shefi i tij, Nikola Gruevski, e që ky i fundit, detyrat kryesore i merr nga Beogradi.

Burime të gazetës “Bota Sot” bajnë të ditun se Ahmeti, i ka sjellë qeverisë së Kosovës, nji listë prej s’paku 50 personash, që simbas tij janë të përfshimë në rastin e Gushincës, dhe në incidentet e paverifikueme nga vetë policia sllavomaqedonase, ku mendon se ka marrë pjesë edhe komandant “Hoxha”, pamvarsisht se ky i fundit nuk ka qenë i përfshimë në asnji aksion, thonë burimet, por këtë ‘shpërblim’ e ka nga Alia si kundërshtar i tij.

botasot.info