Nji ditë mbas publikimit ekskluziv në Televizionin Rrokum të deklaratës së plotë që ish-kongresmeni republikan i New York’ut, Joseph J. DioGuardi, mbajti në seancën dëgjimore të Nënkomisionit të Kongresit Amerikan për Eruropën, Euroazinë dhe Kërcnimet e reja, ku kërkonte që Departamenti Amerikan i Shtetit me mbajtë përgjegjësinë për mbështetjen e fshehtë që i ka dhanë qeverisë së Hashim Thaçit të cilësueme prej tij si sipërmarrje e shantazhit, – ka reague zavendësminsitri i Jashtëm i Kosovës.
Petrit Selimi thotë se nuk asht befasuese deklarata e DioGuradi’t, sepse ai nuk asht ma politikan, por pensionist, që simbas zv/minsitrit të Jashtëm të Kosovës, po ndjek linjën opozitare të Kosovës. Madje, simbas Selimit, DioGuardi nuk asht ma avokati i Kosovës, por partiako-politik që përzihet në çashtjet e Kosovës, sepse ka dy vjet që asht ekskluzivisht kundër PDK’s së Hashim Thaçit. Selimi madje ka shkue ma tej, kur ka thanë se DioGuardi po flet si Jeremic’i e si Djuric’i.