Qeveria e Serbisë, ka me vazhdu’ me u dhanë rroga puntorëve serbë te arsimit e atyne shëndetësorë.
Për këta u zotue gjatë javës edhe drejtori i zyrës për Kosovën, në qeverinë serbe, Marko Gjuric.
Por këto veprime te Serbisë, po i kundërshtojnë deputetët e Kosovës.
Ata thonë se kështu, shteti serb, po provokon, e për me keq Kosova po lejon me u shkelet ligjet. Ky veprim, që prej kohësh po e ban Serbia, e nuk e ka në plan me ndalue, asht shkelje edhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Deputetët i kërkojnë kryeministrit Isa Mustafa me reague përballë kësaj situate dhe me kërkue ndërhymjen e Brukselit.
Madje, te jashtëligjshëm këtë mënyrë financimi që po e ban Serbia, e vlerëson edhe deputetja e Partisë Demokratike, Xhevahire Izmaku.
Ajo kërkon që ekzekutivi i vendit me u marr urgjent me këtë çashtje, e kjo me u shtrue edhe në dialogun e Brukselit.
Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina kujton se cashtja e pagave te shërbyesve publikë asht çashtje e mbrendshme e Kosovës, dhe në këtë rast Serbisë po i lejohet me u përzi aty ku nuk i takon.
Me u ndalue ky financim i Serbisë, kërkon edhe AAK’ja. Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj madje, thotë se duhet me u stopue edhe dialogu i Brukselit, derisa Serbia të jetë e gatshme me i zbatue marrëveshjet.
I te njëjtit mendim asht edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha. Simbas tij, këto tregojnë se dialogu asht proces i dështuem.
Ndonëse para 2 vjetëve, në Prill te vitit 2013, Kosova dhe Serbia nënshkruen në Bruksel marrëveshjen, e cilësueme si historike, e me të cilën u pajtuen me u shue tana strukturat paralel që veprojnë në Kosovë, Qeveria e Serbisë, po e shkelë atë. Beogradi zyrtar, çdo vjet ndanë buxhet të caktuem për financimin e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor në Kosovë.