Programi Starlink i Elon Musk ka lëshuar me sukses 60 satelitë tjerë në orbitën e Tokës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania SpaceX e posedon lejen nga Komisioni Federal i Komunikimit (FCC), për një yjësi prej 12 mijë satelitësh – dhe shpresojnë se do të furnizojnë me internet të gjithë banorët e Tokës.
Lansimi nga Starlink mbledh në total 482 satelitë në orbitë, dhe kompania thotë se do të jetë në gjendje të ofrojë shërbim ‘të moderuar’ kur të arrijë në 800.
Projekti ka marrë kritika të gjera nga astronomët, për ndotjen e pamjes natyrore të qiellit, pasi satelitët janë shumë reflektues.
“Qëllimi i Starlink është krijojë një rrjet që do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve të internetit edhe për ata që nuk janë të kyçur, dhe të sigurojë internet të përballueshëm në të gjithë globin”, tha Kennedy Space Center në një postim.