Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale.
“Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”.
Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës ka njoftuar se sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti.

















